Në Spanjë insistojnë: Klubet e La Liga i kanë ngulur sytë Manajt

Rei Manaj sapo ka mbyllur me një zhgënjim sezonin e tij të dytë në Spanjë, pasi nuk arriti të ngjitej me Albaceten në La Liga. Por me sa duket, edhe pse ka kontratë me klubin për të vazhduar aty edhe për katër vite të tjera, e ardhmja e futbollistit mund të jetë në elitën e futbollit spanjoll.

Manaj ka një kontratë me Albaceten deri në vitin 2023, pasi klubi ka blerë kartonin e tij nga Interi sepse është bindur për cilësitë e lojtarit. Por në mediat spanjolle insistohet se paraqitjet e Albacetes në këtë edicion kanë qenë mbi pritshmërinë dhe kjo ka bërë që skuadrat e La Liga të monitorojnë me shumë interes disa emra në përbërjen e këtij ekipi, mes të cilëve edhe sulmuesin shqiptar.

Nuk përmendet se cili klub është interesuar për Manajn, por sipas “5maseldescuento”, lojtari ka treg në La Liga dhe Albacete tashmë ka në dorë të vendosë nëse do ta mbajë apo nëse do ta sakrifikojë për të siguruar të ardhura që do të investojë në lojtarë të rinj. /vipsport.al/