Në shtator luan ndaj Shqipërisë, trajneri i Austrisë: Duam Europianin, por skuadrat e vogla hapin probleme

Situata në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria U21, duket jo pak e ngatërruar pasi kryeson Kosova me pikë të plota ndërkohë që Anglia dhe Austria ende nuk kanë debutuar. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi e kanë nisur në mënyrën më të keqe duke u mundur në shtëpi nga Turqia ndërkohë që kanë barazuar edhe jashtë ndaj Andorrës.

Në shtator, Shqipërinë e pret një ndeshje e vështirë pasi luan ndaj Austrisë U21, pretendente për të fituar grupin së bashku me Anglinë. Vetë trajneri i U21 të Austrisë, Verner Gregorish u shpreh për mediat austriake se skuadra e tij do të kërkojë kualifikimin për më tej.

Sakaq, ai u shpreh se në grupe të tilla janë skuadrat e vogla ato që hapin punë. “Duam të rikthehemi në Europian por skuadrat e vogla janë gati dhe hapin jo pak probleme. E dimë që nuk do të kemi një fillim të lehtë”, tha trajneri. /Erjon Allaraj-VipSport.al/