Në Itali nuk kanë më dyshime, Paratiçi në Angli për të zyrtarizuar trajnerin e ri të Juventusit

Që pas largimit të Alegrit, Juventusi ende nuk e ka zyrtarizuar trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm dhe në listë janë Guardiola e Maurisio Sarri me këtë të fundit më të favorizuar për të marrë drejtimin e bardhezinjve. Në Italia janë të bindur se ditët në vijim do të zyrtarizohet Sarri duke qenë se në Londër ka mbërritur drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi.

Ky i fundit synon të diskutojë me Çelsin për të lejuar Sarrin që të largohet nga “Stamford Bridge” dhe për ta zyrtarizuar në krye të stolit bardhezi. Deklarata e fundit e Guardiolës ku shprehet se nuk ka ndërmend të largohet nga Siti nëse nuk e largojnë, i ka zbehur jo pak shpresat e Juventusit pasi duket se trajneri spanjoll e ka të ardhmen e sigurt në Angli.

Sakaq, së bashku me Sarrin në Torino mund të mbërrijnë edhe Emerson Palmeiri dhe i riu Kastijo për të cilin Juvja ka interes. Ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet edhe trajneri i ri dhe më pas të nisë puna nga merkatoja e verës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/