Në Francë janë të sigurt, Nejmar i ka kërkuar PSG-së largimin për të luajtur diku tjetër

Eksperienca e sulmuesit brazilian në Francë ka ardhur në fund të saj. Në Francë janë të sigurt për këtë fakt. Sipas asaj që bën me dije “Telefoot”, Nejmar ia a bërë të qartë klubit të PSG-së se dëshiron të largohet dhe të luajë në një vend tjetër.

Arsyet janë të ditura. Para së gjithash, Nejmar pretendon se bota e futbollit në Francë është treguar e pamëshirshme me të. Pastaj, ka të bëjë edhe ardhmja e mundshme e Leonardos në rolin e drejtorit sportiv, në vend të Antero Henrikes, i cili ka qenë ndër mbështetësit e parë të futbollistit 27-vjeçar.

Për momentin janë zëra. Madje, thuhet se PSG-ja është gati t’i propozojë rinovimin sulmuesit. Megjithatë, është shumë e vështirë ta mbash një futbollist kundër dëshirës në skuadër. Një situatë që i leverdi Barcelonës dhe që po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit. Leo Mesi është ai që po shtyn më shumë për rikthimin e brazilianit me fanellën katalanase. / Vipsport.al