Në Angli e sakrifikojnë për idhullin e tyre, tifozët dalin kundër klubit për Sarrin

Maurisio Sarri arriti të mbyllte në Angli një sezon mjaft të suksesshëm duke kualifikuar Çelsin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm ndërkohë që triumfoi edhe në Ligën e Europës ku mundi në finale Arsenalin. Megjithatë, këto suksese nuk e kanë siguruar të ardhmen e trajnerit italian duke qenë se në Londër po mendojnë për një tjetër emër.

Klubi kërkon të bisedojë me Sarrin dhe t’i ofrojë rinovimin paçka se ka krahun tjetër është Juventusi që synon të përfitojë shërbimet e trajnerit italian. Tifozët nuk janë aspak dakord për Sarrin dhe kërkojnë që të largohet duke qenë se nuk u jep shumë besim që mund të luftojnë për titullin kampion.

Tifozeria e Çelsit kërkon që në “Stamford Bridge” të rikthehet legjenda Frank Lampard por këtë radhë si trajner dhe jo si futbollist. Trajneri që aktualisht drejton Derbin, shihet si alternativa më e mirë nga tifozët pasi është një njeri që e njeh mirë futbollin anglez dhe sidomos Çelsin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/