Ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria U-17 publikon listën e të grumbulluarve

Shqipëria U-17 ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Ekipi i drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri do të sfidojë maqedonasit në datat 5 dhe 7 qershor.

Prej ditës së djeshme Shqipëria U-17 është grumbulluar në qytetin e Korçës për të përgatitur dy ndeshjet miqësore.  Ndeshja e parë do të luhet në orën 17:00 në stadiumin e Skënderbeut në Korçë, ndërsa takimi i pas dy ditëve do të luhet në Ohër, në të njëjtin orar në stadiumin e Ohrit.

Trajneri Elvin Beqiri ka grumbulluar 23 lojtarë të datëlindjes 2003, ndërsa objektivi kryesor në këto dy sfida miqësore do të jetë evidentimi i talenteve. Sa i përket listës, janë thirrur kryesisht futbollistë që aktivizohen në kampionate të ndryshme europian, ndërsa nga kampionati shqiptar ka lojtarë të Vllaznisë, Tiranës  apo Teutës.

Lista e lojtarëve të grumbulluar: