Ndërkombëtarë për finalen e Kupës, Kukësi dhe Tirana kërkojnë trofeun e shpëtimit

Do të luhet ditën e sotme ndeshja e fundit sa i përket sezonit futbollistik në Shqipëri, teksa në stadiumin e Elbasanit, në orën 19:00, do të zbresin në fushë Kukësi dhe Tirana për të diskutuar trofeun e Kupës së Shqipërisë. Në fakt, Kupa është një objektiv për të dyja skuadrat, duke llogaritur se Kukësi nuk ia doli të triumfonte në kampionat ku Partizani ia doli të shpallej kampion i këtij sezoni në Kategorinë Superiore.

Megjithatë, verilindorët tashmë do të fokusohen të marrin trofeun e dytë për nga rëndësia ndërsa në rast suksesi, Kukësi, do të koleksiononte trofeun e dytë, pas asaj të fituar ndaj Laçit në sezonin 2015-2016. Ndërkohë, nga ana tjetër Tirana pasi siguroi mbijetesën në elitë vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit, tashmë ka kthyer nga Kupa për të kërkuar t’i japë një tjetër imazh bardhebluve. Ky mund të jetë trofeu i 17 për kryeqytetasit në këtë kompeticion, teksa janë skuadra me më shumë trofe të fituar.

Edhe pse sërish, sezoni sërish nuk mund të quhet i suksesshëm. Ndërkohë, ekipi që fiton Kupën fiton të drejtën për t’’u kualifikuar në Kuopat e Europës, teksa nuk dihet nëse Tirana ia ka dalë të licencohet.

Ndërkaq, sfida finale do të gjykohet nga arbitra ndërkombëtarë, teksa kryesor do të jetë Enea Jorgji. Asistentët e tij do të jenë Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Denis Rexha, teksa gjyqtarë linje, Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja.

/Egi Çabeli-VipSport.al/