Napoli kërkon të parakalojë edhe Liverpulin, i tregon PSG-së çmimin e Kulibalisë

Në merkaton e verës janë të shumtë emrat që po lakohen për t’u transferuar në skuadra të ndryshme dhe natyrisht, Matijs De Ligt është për momentin më i kërkuar. Mbrojtësi dhe kapiteni 19-vjeçar i Ajaksit synohet nga shumë skuadra dhe mes tyre është edhe PSG-ja.

Mesa duket, parisienët nuk kanë në plan të qëndrojë vetëm pas De Ligt, pasi dëshira e tyre kryesore është një tjetër mbrojtës. PSG synon që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit shtatlartë Kalidu Kulibali i cili po tregon një formë mjaft të mirë në Serinë A italiane.

Për shërbimet e tij, PSG ka ofruar plot 85 milionë euro por presidenti Aurelio De Laurentis ka një kërkesë të çmendur. Ai synon që ta shesë për plot 120 milionë euro dhe duket se nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet për më pak. Kujtojmë që Liverpuli theu një rekord transferimi duke marrë Van Dijk për 80 milionë euro. /Erjon Allaraj-VipSport.al