Muriç do të lëvizë nga Siti, Notingemi has në konkurrencë për portierin

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç ishte portieri i dytë i Mançester Sitit në sezonin e kaluar, ndërsa ishte titullar edhe në disa ndeshje të Kupës. Pas dëmtimit të portierit të dytë, Klaudio Bravo, trajneri Guardiola i rriti gradat Muriçit, duke u grumbulluar me ekipin e parë.

Mirëpo, tashmë gardiani ka vendosur të transferohet diku tjetër, falë formulës së huazimit, për të gjetur më shumë hapësira. Edhe klubi i ‘qytetarëve’ do të ishte i lumtur për transferimin e Muriçit pasi në këtë formë do të koleksiononte më shumë eksperiencë.  20-vjeçari ka fituar interesimin e klubit të Championshp-it, Notingam Forest.

Palët duken afër marrëveshjes, mirëpo në momentet e fundit duket se në garë ka hyrë një tjetër ekip nga Championship. Bëhet fjalë për skuadrën e Preston North End, të cilët sërish nëpërmjet formulës së huazimit kërkojnë shërbimet e portierit shqiptar.

/Egi Çabeli-VipSport.al/