Mungoi në finalen e titullit të Vllaznisë, drejtori turk rikthehet në Shkodër

Verën e shkuar premtoi se në Shkodër kishte ardhur për një projekt madhor që do t’i shërbente për vite me radhë të ardhmes së skuadrës kuqeblu, e madje duke rikthyer Vllazninë në elitë, por duke bërë një ristrukturim të plotë edhe në skuadrat e moshave.

Engin Firat shkoi edhe dy herë në akademi të njohura në Nigeri e madje tha se do të sillte edhe një sulmues që do të ishte një talent, por që në të vërtetë edhe pse në Shkodër e prezantuan si afrim të bujshëm ai nuk u duk asnjëherë. Bëhet fjalë për nigerianin Kristofer Metu Izuna!

Jo vetëm kaq, por drejtori turk nuk është parë as në finalen ndaj Bylisit, një sfidë prestigji në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa ai duket e është rikthyer në Shqipërisë sepse tashmë nis merkato. Dje ka qenë në “Elbasan Arena” e madje duke pozuar edhe me zyrtarë të tjerë të klubit shkodran.

Vllaznia u rikthye në Superiores, mes shumë problemeve, por duket se nuk ka asnjë lëvizje në aspektin e administrimit të klubit apo dhe me talentet, qofshin ata shkodranë dhe jo vetëm…!

E.S./Vipsport.al/