Mund të linte Interin pa Champions, ish-trajneri i Veselit firmos te skuadra që e hodhi në Seria B

Pak javë më parë, Seria A italiane uli siparin me ndeshjet e fundit ku Interi siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve duke mundur Empolin që ra nga Kategoria prej asaj humbjeje. Skuadra te e cila aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar, Federik Veseli nuk arriti t’ia dilte në garën për mbijetesë, aty ku e fundosi edhe barazimi që mori Xhenoa ndaj Fiorentinës.

Me pikën e marrë ndaj Fiorentinës, Xhenoa siguroi mbijetesën me barazim pikësh dhe përveç se e hodhi nga kategoria, tashmë Empolit i ka marrë edhe trajnerin. Aurelio Andreazoli ka firmosur zyrtarisht kontratën me klubin italian që në vitet e fundit ka synuar gjithmonë mesin e tabelës, por këtë sezon gjërat nuk kanë ecur shumë mirë.

Andreazoli arriti të ngjiste Empolin në Serinë A, ku edhe i besoi shumë minuta mbrojtësit Veseli me përjashtim të fundit të kampionatit, kur e uli në stol duke mos i dhënë më hapësirë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/