Muçi dhe Broja të papërmbajtshëm, Shqipëria U-19 mund përsëri Kosovën

Tjetër fitore e Shqipërisë U-19 ndaj Kosovës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nevil Dede fitoi 4-1 në miqësoren e luajtur sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërkohë që miqësoren e parë e kishte fituar me rezultatin 3-1.

Edhe këtë herë kuqezinjtë kanë dominuar, çka e vërteton edhe rezultati. Ernest Muçi, sulmuesi i ri i Tiranës, shënoi me penallti në minutën e 23-të. Armando Broja që vjen nga Çelsi, dyfishoi në fundin e pjesës së parë. Sapo nisi pjesa e dytë, Kosova shënoi golin e nderit me Bytyqin, por Muçi dhe Broja, të papërmbajtshëm, kanë shënuar edhe nga një gol tjetër secili, duke e mbyllur këtë ndeshje me nga një dopietë.

Në miqësoren e luajtur më 3 qershor mes Shqipërisë U-19 dhe Kosovës U-19 në Drenas, që përfundoi 3-1, autorët e golave ishin pikërisht këta dy lojtarë, Muçi me dy gola dhe Broja me një gol. Janë dy lojtarë që po bëjnë diferencën te 19-vjeçarët me golat që po shënojnë, edhe pse bëhet fjalë vetëm për ndeshje miqësore.

Trajneri Dede e nisi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Shiba, Selishta, Hida, Rrahmani, Morina, Rrapaj, Karica, Muçi, Prengaj dhe Broja. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Rexhepi, Beqja, Arapi, Asllani, Kacbufi dhe Gashi. / Vipsport.al

more recommended stories

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al