Miqësorja e parë në Superiore / Teuta-Laçi zbresin në fushë me formacione mikse dhe afrime të reja!

Teuta dhe Laçi përballen sot në orën 17:30 në stadiumin “Niko Dovana” në testin e tyre të parë miqësor në prag të sfidave europiane. Të dyja ekipet kanë një javë që janë zbritur në fushwn e stërvitjes dhe kanë nisur përgatitjet.

Duhet theksuar se nga të dyja ekipet ka pasur largime dhe afrime, ndërsa duhet theksuar se durrsakët deri më tani kanë qenë më efikas në merkato. Kanë afruar lojtarë cilësorë si: Todorovski, Kuro, Hakaj, ashtu si dhe kanë bërë largime edhe të titullarëve.

Skuadrat do të zbresin në testin e sotëm në fushë me formacione mikser, ku bien në sy edhe lojtarë në provë si: Turkaj, Zaimi e Teko te laçi. Ja 11-shet e të dyja ekipeve…

Teuta: Hidi, Beqja, Shkalla, Arapi, Todorovski, L. Beqja, Sidibe, Gashi, Progni, Vila, Bushiç. Trajner: B.Shkëmbi.

Laçi: Sali, Deliu, Frangaj, Domgjoni, Turkaj, Eller, Zaimi Teko, Lushkja, Shtubina, Berisha. Trajner: S. Starova.