Milinkoviç-Saviç dhe PSG, Igli Tare sqaron gjërat: Nuk kemi pse të ngutemi

Muaji korrik pritet të jetë shumë i nxehtë sa i përket merkatos së futbollistëve dhe hapjes zyrtare të afateve për transferimin në ligat kryesore në Europë. Në këto ditë janë të shumtë emrat që qarkullojnë dhe një prej hipotezave është edhe ajo e transferimit te Sergej Milinkoviç-Saviç të Lacios.

Futbollisti ka qenë në vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane prej vitesh por tani mendohet se do të pranojë më në fund t’i bashkohet një prej tyre, PSG-së, që u përfol se ka bërë një ofertë zyrtare për lojtarin serb. Por Igli Tare, në një prononcim për “Le Parisien”, ka lënë të kuptohet se një transferim i tillë nuk do të ndodhë domosdoshmërisht këtë vit.

“Nuk ka asgjë për të thënë pasi nuk ka asnjë lloj negociate. Unë nuk di absolutisht që të ketë tillë, sa na përket ne, nuk e kemi me ngut që ta shesim, janë të gjitha vetëm zëra. A ka ardhur ofertë nga PSG? Jo”, ishte përgjigja e prerë e drejtorit të Lacios. /vipsport.al/