Milani tenton të shkëpusë një kampion Europe nga Liverpuli, interesohen për mbrojtësin

Milani është duke i vendosur gjërat në vijë. Kuqezinjtë janë pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri, i cili me shumë mundësi Xhampaolo, nga Sampdoria. Ndërkohë, tashmë legjenda e klubit ka më shumë fuqi në strukturat e klubit, së shpejti do të afrojë edhe drejtorin e ri sportiv. Një post i cili iu afrua edhe Igli Tares, por ky i fundit preferoi të vazhdonte me Lacion.

Megjithatë, Milani nuk e ka hequr vëmendjen nga merkato e futbollistëve teksa së fundmi po interesohen për mbrojtësin e Liverpulit, Dejan Lovren. Kroati në këtë sezon ka ngrohur stolin, pasi trajneri Jurgen Klop ka preferuar dyshen Matip dhe Van Dajk, të cilët ishin vendimtarë në triumfin e Ligës së Kampionëve. Në këtë formë, Lovren po kërkon një destinacion të ri.

Kuqezinjtë kanë nisur kontaktet e para, kjo për të kuptuar edhe vullnetin e klubit anglez apo shumën e parave që Liverpuli kërkon për ta lënë të lirë. Kroati do të ishte një alternativë e mirë për t’iu shtuar dyshes së qendrës në mbrojtje, Romanjoli dhe Musakio.

/Egi Çabeli-VipSport.al/