Milani përgatit rikthimin e mesfushorit në Itali, kuqezinjtë i ofrojnë Arsenalit kartonin e Kesi

Klubi i Milanit në këtë merkato do t’i duhet të tregohet shumë i kujdesshëm me anën financiare. Kuqezinjtë janë nën lupën e UEFA-s për Fair Play-in financiar dhe në këtë mënyrë janë të detyruar të numërojnë çdo shpenzim në merkato. Sakaq, edhe pse skuadra ende nuk ka një trajner i cili të nisë strategjinë dhe të mendojë për emrat që i nevojiten në organikë, drejtuesit e klubit me në krye Maldinin kanë bërë një ofertë në drejtim të Arsenalit për mesfushorin, Torreira.

Lukas torreira, ka qenë më parë pjesë e Serisë A, teksa është aktivizuar me Sampdorian dhe kuqezinjtë po provojnë tyë shfrytëzojnë këtë fakt. Megjithatë, Arsenali nuk duket aspak i kënaqur me 38 milionët e ofruara nga Milani. Anglezët kërkojnë të paktën mbi 40 milionë për të nisur bisedimet.

Megjithatë, për vetë ngërçin financiar, kuqezinjtë kanë menduar edhe një opsion tjetër. Italianët janë të gatshëm t’i ofrojnë topçinjve kartonin e mesfushorit Frenk Kesi, për të realizuar kështu një shkëmbimi kokë më kokë. Por, varet se si do të merret ky propozim nga Arsenali.

/Egi Çabeli-VipSport.al/