Milani përcakton çmimin e Donarumës, Junajtid i pari në sulm për portierin

Drejtuesit e Milanit kanë nisur nga puna për sezonin e ardhshëm teksa janë të detyruar të ulin shpenzimet në merkato për shkak të problemeve financiare, ndërsa kanë marrë shpeshherë paralajmërime nga UEFA. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një merkato të fokusuar me shumë të lojtarët e rinj, ndërsa do të tentohen goditjet ‘low cost’.

Megjithatë, për të rregulluar edhe më shumë bilancet, këtë verë mund të nevojitet të shitet një prej lojtarëve më me vlerë nga organika e lojtarëve. Për atë që ka më shumë kërkesa është portieri Xhanluixhi Donurama. Gardiani ka një të ardhme të ndritur përpara dhe big-ët e Europës nuk mund të humbasin mundësinë për ta pasur në gjirin e tyre. Duke ditur interesimin, Milani ka përcaktuar edhe vlerën e 20-vjeçarit, e cila varion në 60 milionë euro.

Ndër pretendentet për italianin është Mançester Junajtid, e cila nga ana e saj mund të humbasë këtë merkato De Gea, teksa spanjolli ende nuk ka rinovuar me anglezët. Ndërkaq, pas në këtë garë nuk mbetet as PSG. Francezët janë në kërkim të një portieri i cili ofron siguri, ndërsa arma plus e parisienëve është drejtori Leonardo, i cili ishte pjesë e Milanit.

 

/Egi Çabeli-VipSport.al/