Milani kërkon të bëjë një rikthim në merkato, hedh sytë nga ylli i Arsenalit

Me ardhjen e Xhampaolos në krye të stolit të Milanit, kuqezinjtë presin që të ndërtojnë një skuadër që mund të konkurrojë për në Ligën e Kampionëve, si edhe të bëjë paraqitje të mira në Europa League. Merkatoja në shtëpinë kuqezi, nuk ka nisur ende megjithatë kanë nisur interesimet e para.

Milani ka hedhur sytë nga ylli i Arsenalit, Lukas Torreira i cili duket se do të rikthehet në Itali pas një sezoni larg. Sipas mediave italiane, vetë dëshira e futbollistit është që të largohet duke qenë se te Arsenali nuk ndihet i lumtur dhe gjithçka mund të zgjidhet pasi të mbyllë ndeshjet me Uruguain në Kupën e Amerikës.

Problem në transferimin e tij, mbetet kostoja e futbollistit për të cilin Arsenali kërkon rreth 35 milionë euro. Kjo shumë, duket e madhe për Milanin që ka jo pak probleme financiare dhe hetime nga UEFA. /Erjon Allaraj-VipSport.al/