Milan tenton sulmuesin e Lion, francezët gati të bëjnë pakt me ‘djallin’

Milani i ri kërkon ende shumë punë për të marrë formë. Megjithatë, drejtuesit e kuqezinjve po përpiqen t’i dhurojnë trajnerit të ri, Marko Xhampaolo, elementët e rinj për sezonin e ardhshëm. Ajo që mund t’iu prish planet e merkato është një përjashtim nga Europa League, për shkak të problemeve me failr play-in financiar, ndërsa duke mos marrë pjesë në Europë, do të ishte e vështirë që në Milanit ë zbarkonin prurje cilësore nga merkato.

Megjithatë, për momentin nuk kuvendim dhe Milani së fundmi ka hedhur sytë nga Nabil Fekir. Lojtari i Lionit shihet si elementi i duhur or të bërë diferencën në repartin sulmues së bashku me Piotek.

Klubi francez kërkon për futbollistin diku te 35 deri në 40 milionë euro, megjithatë për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete nga Maldini. Duke qenë se lojtari është në skadencë kontrate, kjo mund ta favorizojë tratativën pasi në të kundërt Lioni do ta humbiste në sezonin e ardhshëm me parametër zero.

/Egi Çabeli-VipSport.al/