Mihaj nis aventurën e re: U realizua një ëndërr për mua, falënderoj klubin që e lejoi këtë hap

Enea Mihaj i ka dhënë fund aventurës së tij me fanellën e Panetolikosit dhe ditën e djeshme është prezantuar si futbollisti më i ri i PAOK-ut, kampion në fuqi në Greqi. Mbrojtësi i Kombëtares kërkohej nga shumë skuadra si në Greqi, ashtu edhe jashtë megjithatë ka vendosur të qëndrojë te PAOK-u.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, mbrojtësi i Kombëtares ka falënderuar stafin që e ka ndihmuar të jetë në këtë formë ndërkohë që edhe klubin që e lejoi të largohet. Ai shton se me kalimin te një skuadër si te PAOK-u po i realizohet një ëndërr.

“5 vite te skuadra e Panetolikosit, skuadra e cila më rriti dhe më ndihmoi të realizoj një ëndërr. Dua të falënderoj të gjithë administratën që e respektoi dëshirën time dhe më lejoi në kohën e duhur që të hedh këtë hap në karrierë. Falënderoj të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar dhe sigurisht të gjithë shokët e skuadrës nga të cilët kam mësuar shumë ndër vite. Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që nga momenti i parë dhe me dashuri iu uroj vetëm suksese. Me respekt dhe vlerësim, Enea Mihaj”, shkruhej në postimin e mbrojtësit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/