Mesfushorit të Napolit ia ndalon gruaja: Mos shko në Kinë, ke para por nuk kemi lumturi

Një nga largimet më të bujshme nga Napoli, ishte mesfushori Marek Hamshik i cili vendosi të largohej në drejtim të Kinës dh pas tij pritej që të kishte edhe të tjera largime dhe një ndër to ishte Dries Mertens. Mesfushori i Napolit kërkohet në Kinë, megjithatë gruaja e tij nuk është dakord për këtë transferim.

Në një intervistë për “Humo”, Katrin Kerkofs u shpreh se i ka këshilluar bashkëshortit të saj të qëndrojë në Itali dhe se nuk i pëlqen aspak ideja për t’u larguar nga Europa. Ajo shprehet se në Kinë ka më shumë para por nuk ka lumturi dhe jetesë si në Europë.

“Dries më ka thënë se nëse sakrifikon dhe luan 1 ose 2 vite në Kinë, nipat tonë do të kenë një të ardhme të sigurt. Në Kinë nuk mendoj se mund të jem të lumtur pasi ne duam jetë sociale, na pëlqen dielli dhe peizazhet. Një vit është i gjatë dhe mund të ndodhë gjithçka. Nuk kam asgjë kundër këtyre që shkojnë dhe as në Arabi nuk do të shkoja dhe natyrisht kjo nuk është kërkesë për klubet që të ofrojnë më shumë”, u shpreh Katrin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/