Mesfushori nga Guinea, firma e radhës te Kukësi, por problemi mbetet Besëlidhja

Oumar Turad Kamara u bë pjesë e skuadrës së Kukësit ku prej 10 ditësh është i grumbulluar dhe po stërvitet me skuadrën verilindore. Kamara është 20 vjeç dhe një nga talentet e Kategorisë së Parë.

Lojtari në fakt duket se po pëlqehet nga kuksianet të cilët kanë ndërmend që t’i bëjnë një kontratë afatgjatë, por duket e është besëlidhja klubi “mëmë” që ka kartonin e tij dhe këtë e zgjidhin vetëm dy presidentit Gjok Noka dhe Safet Gjici.

Kamara është një futbollist që luan shumë mirë si mesfushor fantazist, por edhe si sulmues i dytë dhe këtë e ka treguar edhe me Besëlidhjen në dy vitet e fundit kur ka qenë padyshim lojtari më i mirë i lezhjanëve.

E.S./Vipsport.al/