Merkato “low cost”, Flamurtari i sezonit të ri e nis nga rikthimi i vlonjatëve, ja emrat!

Flamurtari këtë sezon ka përjetuar një krizë financiare dhe e gjitha kjo ka ardhur edhe si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve burokratike mes administratorit dhe Bashkisë së Vlorës. Flamurtari rrezikon shumë nga borxhet pasi lojtarët i janë drejtuar me padi në FIFA!

E megjithatë, skuadra nuk rrezikon për sezonin e ardhshëm. Sapo të kalojën zgjedhjet skuadra do të organizohet. Një Flamurtar pretendente apo për mbijetesë?!Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt. Organizimi do të nisë me rikthimin e vlonjateve. Që nga Ardit Hoxhaj, që me shumë gjasa në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Flamurtarit të Superiores,

Por, jo vetëm ai, pasi edhe Orjad Beqiri, apo dhe lojtarë vlonjatë që kanë qenë pjesë e Orikut, Apolonisë apo dhe në Superiore do të rikthehen në Vlorë!

E.S./Vipsport.al/