Merkato, Europa dhe miqësorja me Kukësin, Starova: Rival i fortë, do guxojmë kualifikimin!

Trajneri Sulejman Starova nuk di të dorëzohet. Madje ka luajtur në Europë dhe kur nuk ka pasur një skuadër të denjë. E ka provuar me Tiranën, aty ku edhe ka kaluar tur. Ndërsa tashmë, me Laçin, natyrisht që i vjen keq që shorti i dhuroi një skuadër shumë të fortë në çdo aspekt. Eksperienca e “Bobit” e bën që të mos dorëzohet, e madje në çdo seancë stërvitore të karikojë edhe lojtarët.

“Hapoel BerSheva është skuadër më e fortë mund të themi. Duhet që të ishim me më shumë fat, pasi kishte skuadra me të cilat po të ndeshemi mund të kualifikoheshim. Por ne do të bëjmë më të mirën. Shpresojmë të bëjmë një lojë me dinjitet dhe në ndeshjen e parë në shtëpinë tonë do të japim më të mirën”, – tha trajneri i Laçit.

Merkato

“Pas Turkajt, Ignjatoviçit apo dhe Nuabuezes, synojmë edhe të tjerë lojtarë. Braziliani Teko duket drejt akordit, ashtu si edhe Zaimi që është një futbollist me kualitet dhe që po synon që të bindë trajnerin kryeqytetas të skuadrës bardhezi. Por, në Laç do të ketë të tjera afrime: “Duhet që të jemi sa më solid ndaj BerShevas por edhe në kampionatin që starton në shtator.”

Testi

Starova thotë se skuadra do të bëj edhe një miqësore në fundjavë dhe si kundërshtar ka zgjedhur një nga ekipet që ashtu si laçi do të luajë në Kupat e Europës: “Do të luajmë miqësore me Kukësin të dielën. Kemi rënë dakord, por duhet të caktojmë vetëm vendin dhe orën”.

E.S./VipSport.al/