Mendja jo vetëm te transferimet e merkatos, Tirana rinovon kontratën e Eni imamit

Drejtuesit e Tiranës kanë nisur nga puna për të përforcuar dhe për të rikthyer ekipin sërish mes vendeve më të larta të renditjes. Bardheblutë zhgënjyen edhe këtë sezon, teksa siguruan mbijetesën në Superiore vetëm në javën e fundit, ndërsa u mposhtën në finalen e Kupës ndaj Kukësit.

Megjithatë, tashmë sezoni i kaluar është lënë pas dhe klubi kërkon të rikthehet në maja. Pas tre afrimeve në merkato si Elton Kale, Agustin Torasa dhe Idriz Batha, tashmë 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë nisur nga puna për të rinovuar edhe me disa prej titullarëve të rëndësishëm në vitin e kaluar.

Kështu, së fundmi ka qenë mbrojtësi Eni Imami, i cili ka rinovuar kontratën me Tiranën, pasi mbrojtësit i kishte skaduar kontrata një vjeçare në fundin e sezonit, megjithatë ka pasur mundësinë për ta vazhduar edhe një tjetër sezon. Në këtë mënyrë, Imami do të përfaqësojë ngjyrat bardheblu edhe për sezonin e ri.

/Egi Çabeli-VipSport.al/