Mbrojtësit e krahut më të kushtueshëm në histori, dy Mendi në dy vendet e para

Blerja e Ferland Mendi nga Real Madrid ka bërë që të regjistrohet një rekord interesant. “Mundo Deportivo” ka bërë një klasifikim të 10 mbrojtësve të krahut më të kushtueshëm të historisë së futbollit.

Mbrojtësi francez i krahut të majtë i kushtoi Realit 48 milionë euro, që kaluan në arkën e Lionit. Ai është mbrojtësi i krahut i dytë më i shtrenjtë, ndërkohë që vendin e parë e mban një lojtar po francez dhe me të njëjtin mbiemër, Benxhamin Mendi i Mançester Sitit.

Në 10-shen më të mirë të mbrojtësve më të shtrenjtë të historisë bëjnë pjesë vetëm dy lojtarë që luajnë në Serinë A, Aleks Sandro, që i kushtoi Juventusit 26 milionë euro, si dhe  Aleksandër Kolarov, për të cilin Mançester Siti pagoi 23.86 milionë për ta marrë nga Lacio vite më parë.

 

Klasifikimi

1.Benxhamin Mendi (Monako-Mançester Siti – 57.5 milionë)

2.Ferland Mendi (Lion-Real Madrid – 48 milionë)

3.Luk Shou (Southampton-Mançester Junajtid – 37.5 milionë)

4.Fabio Koentrao (Benfika-Real Madrid – 30 milionë)

5.Aleks Sandro (Porto-Juventus – 26 milionë)

6.Niko Shulc (Hofenheim-Borusia Dortmund – 25.5 milionë)

7.Leivin Kurzava (Monako-PSG – 25 milionë)

8.Juri (PSG-Atletiko Bilbao – 24 milionë)

9.Teo Hernandez (Atletiko-Real Madrid – 24 milionë)

10.Kolarov (Lacio-Mançester Siti – 23.86 milionë)