Mbrojtësi rikthehet në shtëpi, Dortmundi dhe Bajerni në tratativa të avancuara

Ndoshta ultrasit e Dortmundit nuk do t’ia falin kurrë atë tradhti të para 3 viteve, teksa kapiteni i tyre u largua drejt rivalëve historik. Po flasim për Mats Humels. Mbrojtësi, i cili braktisi anijen e Dortmundit, për t’iu bashkuar asaj të Bajern Mynih, me të cilën arriti të koleksiononte 7 trofe.

Megjithatë, 30-vjeçari tashmë duket se është i gatshëm të rikthehet në stadiumin ku u bë i famshëm, ndërsa tratativat e para mes dy klubeve kanë nisur.  Rekordmenët gjermanë, do të mjaftoheshim me 30 milionë euro për Humels, i cili në sezonet e fundit ka pasur një rënie të rendimentit.

Por, një rikthim të Dortmund mund të zgjojë sërish një motivim të ri, për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në një nga qendrat e mbrojtjes më të mira në botë. Edhe pse këtë herë, vështirë se do të mund të jetë kapiteni i verdhezinjve, ndërsa për pjesën më të bukur të Dortmundit, tifozerisë, marrëdhënia e ‘krisur’ vështirë të shkojë në vendin e saj.

/Egi Çabeli-VipSport.al/