Mbrojtësi kuqezi zyrtarizon largimin: Më e mira për mua është një rrugë tjetër, faleminderit!

Naser Aliji i ka dhënë lamtumirën ditën e sotme Dinamo Bukureshtit dhe do të rikthehet në kampionatin zviceran. Mbrojtësi i Kombëtares, nëpërmjet një postimi në “Instagram” u shpreh se kjo është zgjidhja më e mirë për të dhe se duhet të ndjekë një rrugë tjetër.

Ai ka falënderuar stafin dhe shokët e skuadrës të cilët e kanë mbështetur në një moment të vështirë. Aliji kishte kohë që nuk luante dhe ishte Dinamo Bukureshti, skuadra e cila e ndihmoi jo pak duke e rikthyer në fushën e blertë.

“Përshëndetje tifozë të Dinamos, dua t’iu them se sot përfundon aventura ime me Dinamo Bukureshtin. Mendoj se për mua është më mirë të zgjedh një rrugë tjetër por dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen. Ju uroj të gjitha të mirat”, shkrun Aliji. /Erjon Allaraj-VipSport.al/