Mbrojtësi i Partizanit i jep fund aventurës në Shqipëri, firmos me skuadrën e re

Me ardhjen e Skënder Gegës në krye të stolit të Partizanit, Sodiq Atanda u kthye në titullar te të kuqtë duke zënë herë vend në mbrojtje e herë në mesfushë. Pasi u shpall kampion me Partizanin, ai vendosi të largohej dhe tashmë ka firmosur me skuadrën e re ku edhe do të vazhdojë karrierën.

Atanda ka firmosur zyrtarisht në kampionatin izraelit me skuadrën e Hapoel Kfar Sabës, duke provuar kështu një aventurë të re në karrierën e tij. Me Hapoel Kfar Sabën, Atanda do të luajë në elitën e futbollit izraelit pasi vetëm këtë sezon, skuadra e tij e re arriti që të ngjitej një kategori më lart.

Mbrojtësi 25-vjeçar që në të kaluarën ka luajtur edhe me Apoloninë, te Partizani ishte ndër futbollistët me më shumë minuta në sezonin e fundit pasi luajti në plot 30 ndeshje. /Erjon Allaraj-VipSport.al/