Mbrojtësi elbasanas e mbyll me Trepçën: Kam oferta nga Superiorja dhe Kosova

Elton Basriu është larguar nga skuadra e Trepçës’ 89 aty ku ka luajtur si titullar e madje ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin ë sapo është mbyllur. Basriu është një futbollist që ka eksperiencë në Kategorinë e Parë dhe Superioren tonë.

Ndërkohë, mbrojtësi shtatlartë ka pasur oferta nga Kosova por edhe nga Superiorja, duke ditur cilësitë dhe eksperiencën që ai ka.

“Po e kam mbyllur me Trepçën. Nuk më erdhi mirë nga mënyra se si u ndamë, e megjithatë unë do të shoh karrierën time dhe së shpejti besoj se do të gjej ekipin e ri. Kam oferta edhe nga Superiorja, por edhe nga Kosova. Do të bëj zgjedhjen më të mirë dhe do të vendos së shpejti”,  -tha Elton Basriu i kontaktuar nga “Vipsport”.

E.Saliu/Vipsport.al/