Mbeti jashtë elitës së futbollit spanjoll, Albasete ia beson sërish projektin Rej Manaj

Skuadra e Albasetes në Segunda Division të Spanjës, nuk ia doli këtë sezon të ngjitej në elitën e futbollit spanjoll, teksa u eliminua në gjysmëfinale të play off.

Në këtë ekip aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rej Manaj. Futbollisti ishte pjesë e rëndësishme e Albasetes, ndërsa nga mediet spanjolle shihet si një zbulim për klubin dhe si një element i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, ku sërish synimi do të jetë pjesëmarrja në La Liga.

Manaj ka një kontratë deri në vitin 2023, teksa 22-vjeçari pritet ta respektoj, ndërkohë që tashmë është përshtatur me Albaseten. Këtë sezon lushnjari ka shënuar 6 gola gjatë sezonit, duke bërë që klubi të besojë sërish te aftësitë e shqiptarit, i cili do të ketë detyrën të udhëheqë skuadrën drejt përmbushjes së objektivave.

/Egi Çabeli-VipSport.al/