Mavraj: Kjo fitore nuk do të thotë asgjë, na duhet edhe pak kohë të mësohemi me skemën

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj u rikthye në fushë dhe në prononcim për “Supersport” u shpreh se Shqipëria mori fitore të merituar por që nuk do të thotë asgjë.

“Ishte hera e parë që mungova kaq shumë për karton dhe i dëshpëruar. Çunat më zëvendësuan mirë dhe bëmë mirë ndaj Islandës dhe si kapiten mërzitesh kur sheh të tjerët që luajnë e ti jo. Fitoja sot nuk do të thotë asgjë por ishte e merituar dhe po shkëputemi nga vendet më poshtë.

Çdo skemë i ka anët pozitive por ka edhe negative. Duhet ta pranojmë këtë skemë dhe duhet të stërvitemi pasi ka një proces dhe duhet të kuptojmë gjërat pa u menduar. Ndaj Francës besoj se do të jetë skema e duhur dhe besoj se do të bëjmë mirë”, tha Mavraj. /VipSport.al/