Marrin fund dilemat, ja kur prezantohet trajneri i ri i Partizanit

Partizani ka vendosur t’i japë fund dilemave në lidhje me trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm. Që prej largimit të Skënder Gegës, në lidhje me stolin e kampionëve në fuqi janë lakuar shumë emra trajnerët si vendas ashtu edhe të huaj por ende në fakt nuk ka pasur asgjë konkrete deri më tani.

“VipSport.al” ka mësuar se klubi i kuq ka vendosur që të prezantojë trajnerin e ri ditën e hënë dhe menjëherë do të fillojë nga puna për përgatitjet e sezonit të ardhshëm dhe për Ligën e Kampionëve. Trajneri i ri do të prezantohet në zyrat e klubit nga drejtori Olsi Rama.

Një nga pretendentët kryesorë për stolin e të kuqve, ishte Sormani por së fundmi në listë ka dalë një tjetër emër dhe me shumë gjasa në krye të stolit do të emërohet ish-trajneri i Torinos, Franko Lerda i cili edhe në Itali e shohin si trajnerin e ardhshëm. /Erjon Allaraj-VipSport.al/