Marrëveshja me Hysajn ka ngecur, Atletiko Madrid ka gati alternativën e shqiptarit

E ardhmja e Elseid Hysaj është në pikën më kulmore teksa lojtari ka disa oferta në duar, por për të vendosur transferimin në një tjetër klub, duhet edhe dakordësia e Napolit. Në fakt, për shkodranin ka ofertë konkrete nga ana e Atletiko Madrid, me trajnerin Simeone që është i bindur për cilësitë  e futbollistit.

Megjithatë, Napoli nuk pranon të ulet në bisedime për oferta nën 20 milionë. Në këtë pikë duket se situata ka ngecur dhe spanjollët duhet të rrisin ofertën për të përfituar shërbimet e Hysajt. Ndërkaq, për 25-vjeçarin ka pasur interesim edhe nga Interi, por një eksperiencë jashtë Italisë mund ta joshë më shumë mbrojtësin.

Ndërkohë, Atletiko po punon edhe për alternativën e shqiptarit nëse operacionin nuk konkretizohet. Bardhekuqtë kanë zgjedhur Hektor Belerin të Arsenalit, megjithatë për Belerin, Atletiko duhet të shpenzojë 40 milionë euro, pasi anglezët nuk kërkojnë të humbasin një titullar të skuadrës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/