Maradona mesazh për vdekjen e Rejes: Shihemi së shpejti miku im, përqafime familjes

Kanë kaluar 18 ditë nga dita fatale kur futbollisti Hoze Antonio Rejes humbi jetën pas një aksidenti me makinë, i cili rezultoi fatal. Të shumta ishin mesazhet nga njerëzit e futbollit, ndërsa ditën e sotme kanë habitur jo pak fjalët e Maradonës, që është kujtuar disi vonë për të përkujtuar Rejes.

“ Dua të të them se së shpejti, do të takohemi sërish një ditë. Me vjen keq për të gjithë familjen tënde. Një përqafim të madh për të gjithë familjarët”, ishin fjalët e Maradonës. Ndërkaq, Maradona i cili i ishte rikthyer botës së trajningut, pasi kishte marrë drejtimin e një skuadre në Meksikë, së fundmi është detyruar të tërhiqet pas edhe disa problemeve shëndetësore që vazhdojnë ta përndjekin.

Mjekët e këshilluan të largohej teksa i duhet t’iu nënshtrohet dy operacioneve, në shpatull dhe në gju. Në këtë mënyrë, edhe pse pati sukses me ekipin e Dorados, ai që konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave u detyrua të largohej.

/Egi Çabeli-VipSport.al/