Mançester Junajtid fokusohet te talentet, ofertë për yllin e shpresave të Anglisë

Pasi siguroi shërbimet e futbollistit 21-vjeçar Daniel Xhejms nga skuadra e Suonsit, Mançester Junajtid ka hedhur sërish vështrimin nga talentet britanikë për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Duket se strategjia e trajnerit, Ole gunar Solskjaer është e qartë, ajo do të mbështet te lojtarët të cilët premtojnë, ndërsa nuk kanë nevojë për të pasur një emër të madh për të veshur fanellën e Djajve të Kuq.

Së fundmi, Junajtid ka bërë një ofertë prej 40 milionë paund, për Van Bisaka, i cili aktivizohet me Kristal Palas. Lojtari, i cili mbulon të gjithë krahun e djathtë, shihet si opsioni më i mirë për të zëvendësuar Darmian apo edhe Antonio Valencia, të cilët nuk kanë zhgënjyer në sezonet e fundit.

Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të luajtur në ‘Old Trafford’, megjithatë Kristal Palas nuk është e bindur ta lejojë për më pak se 60 milionë paund. Van Bisaka shihet si një lojtar me të ardhme, ndërsa është pjesë e Anglisë U-21, e cila do të marrë pjesë në kampionatin europian për të rinjtë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/