

Mund të quajmë pa frikë “mallkimi i numrit 7“. Për Mançester Junajtid, nga viti 2009, kur u largua Kristiano Ronaldo, kushdo që e ka veshur fanellën me këtë numër, ka qenë protagonist në sensin negativ.
Asi portugez e ka veshur fanellën e “Djajve të kuq” nga 2003-shi në 2009-ën, duke shënuar 84 gola në 6 sezone me fanellën historike, që para tij e kanë veshur kampionë kalibri si Best, Robson, Kantona dhe Bekham. Por nga ikja e Ronaldos, i cili kaloi te Real Madrid, çdo lojtar që ka veshur këtë fanellë, ka dështuar. Janë 5 lojtarë, që të gjithë bashkë në këto 10 vite kanë shënuar vetëm 15 gola.
Nga ata që janë paraqitur më keq me 7-ën e Mançesterit, është Aleksis Sançez, ish-lojtari i Barcelonës dhe Udinezes, si dhe Memfis Depai. I pari ka shënuar 3 gola, kurse i dyti 4 gola. Ai që nuk ka të bëjë fare me numrin 7 të Mançesterit, është Antonio Valencia. Vetëm një gol për të dhe më pas fanella numër 25.
Angel Di Maria ka qenë një nga afrimet më të kushtueshme të Mançester Junajtid. Për të u paguan 59 milionë stërlina, por argjentinasi shënoi vetëm 2 gola. Majkëll Ouen ishte i pari që veshi këtë fanellë pas Ronaldos, por shënoi vetëm 5 gola në 2 sezone, në 31 ndeshje. / Vipsport.al
more recommended stories
VIDEO / Zhoao Feliks gabon shumë, Atletiko ndalet përsëri e rrezikon Europën
Atletiko Madrid ka hedhur një tjetër.
Mendja te Champions, Ajaks mundet në shtëpi pas dy vitesh
Merr fund ecuria pa humbje e.
Interi nuk ia del dot ndaj Romës, kryesimi përsëri në rrezik
Roma ka ndalur marshimin e Interit.
De Biazi si Reja, mbron Ançelotin: Nuk është se u budalleps nga një moment në tjetrin
Pak javë në parë Edi Reja.
Leave a Comment