Luftëtari zbret në fushë më 15 korrik, asnjë plan për fazën përgatitore

Luftëtari i sezonit 2019-2020 do ta nisë fazën përgatitore në 15 korrik, ku edhe do të grumbullohet në qytetin e Gjirokastrës. Skuadra bluzi ka pasur shumë ndryshime, kryesisht largime të titullarëve dhe jo vetëm.

Starti i përgatitores mund ta gjejë ekipin e Luftëtarit edhe me trajner të ri, ndërsa vetëm tre titullarë nga ata të sezonit të shkuar kanë mbetur në ekip dhe bëhet fjalë për Donaldo Açkën, Donald Rapon si dhe Behar Ramadanin, gjithnjë, nëse edhe këta nuk largohen duke qenë se shpesh kanë pasur pretendime për disa muaj pa u paguar nga viti i shkuar.

Drejtuesit e Luftëtarit kanë filluar që të lakojnë emra futbollistësh nga tregu i huaj, por edhe nga ata që kanë pasur të kaluarën në Superiore.

E.S./Vipsport.al/