Luftëtari në ajër, nuk kanë mbetur as gjysma e skuadrës së sezonit të shkuar!

Luftëtari i sezonit të ardhshëm ka mbetu në dorë të shumë të rinjve, të cilët në sezonin e shkuar kanë qenë më së shumti në stolin e rezervave dhe  nuk e kanë eksperiencën e duhur që të përballojnë ndeshjet e Superiores. Kështu në Gjirokastër duke nisur që nga porta, me Edvan Bakajn, edhe ky ne dilema port të ardhmen.

Për të vijuar me mbrojtjen, aty ku emrat e Demos e Kukajt bien në sy, shto këtu edhe Donald Rapon. Të tjerët janë të larguar zyrtarisht duke u bërë pjesë e ekipeve të tjera, në elitë apo dhe jashtë.

Në mesfushë ka më tepër cilësi, ku bien në sy emrat e Açkës, Hysenit, Ymerajt, Ramadanit, Oshafi, Fili apo Ahmetaj. Në sulm skuadra ka mbetur zbuluar. Me largimet e konfirmuara të Uarden e Dungës, vetëm i riu Eljan çela ka luajtur pak.

Por, edhe emrat e sipërpërmendur e sidomos Rapo, Ramadani, Bakaj, Ymertaj apo Fili, nëse nuk likuidohen zor se mund të qëndrojnë në Gjirokastër për sezonin e ardhshëm. Situata duket problematike, pasi me lojtarët që ka, qofshin edhe në kontratë, Luftëtari ka nuk ka as 50% të titullarëve apo skuadrës së sezonit të shkuar.

Në Gjirokastër ende nuk ka një datë për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri dhe të gjithë janë në ajër në klubin bluzi…!

E.S./Vipsport.al/