“Luftë” në rrjetet sociale, tifozët e Karabakut “pushtojnë” faqen zyrtare të Partizanit (FOTO)

Partizani ka njohur sot kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e parë të Ligës së Kampionëve. Të kuqtë do të kenë një ndeshje delikate ndaj azerëve të Karabakut, emër ky i njohur në Shqipëri pasi në të kaluarën ka luajtur Ansi Agolli dhe Admir Teli, ndërkohë që sezonin e fundit eliminoi Kukësin nga Europa.

Menjëherë pasi u mësua shorti, tifozët e Karabakut kanë nisur ‘sulmin’ e tyre karshi Partizanit duke komentuar në faqen e tyre në “Facebook”. Të shumta janë komentet që e paralajmërojnë Partizanin për një ndeshje të vështirë duke qenë se Karabaku është një emër i madh ndërkohë që ka edhe komentet që i urojnë mirëseardhjen të kuqve.

Ndeshja e parë mes Partizanit dhe Karabakut do të luhet në datën 10/11 korrik në Tiranë ndërkohë që 1 javë më vonë luan në transfertën azere. Të kuqtë do të synojnë të kalojnë turin, ndërkohë që në rast se eliminohen do të luajnë në turin e dytë të Ligës së Kampionëve. /Erjon Allaraj-VipSport.al/