Lojtari me më shumë ndeshje në Kosovë ka oferta nga dy ekipe të Superiores

Një nga lojtarët titullarë që ka spikatur te Flamurtari i Prishtinës, e madje duke luajtur më shumë ndeshje në IPKO Superligën e  Kosovës ishte edhe mesfushori shtatlartë Agron Bruqi. Ky i fundit në 33 takime ka realizuar edhe 3 gola me skuadrën kuqezi.

Por, për të, duke qenë se ka spikatur ka pasur edhe oferta, e madje ka filluar që të vihet në syrin e shumë klubeve të Kosovës por edhe të Shqipërisë.

Sipas “Gazeta Sheshi” e Kosovës, bëhet fjalë për Laçin dhe Bylisin që duan shërbimet e mesfushorit që në sezonin e shkuar luajti për Flamurtarin e Prishtinës dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur.

Këtë javë mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Bruqit që ka përfunduar kontratën me skuadrën kuqezi.

E.S./Vipsport.al/