Liga e Europës/ Short ferri për Prishtinën, luan ndaj ekipit të Grezdës

Është hedhur shorti i turit të parë eliminator për Ligën e Europës, teksa skuadrat e Prishtinës dhe Shkupit kanë njohur kundërshtarët e tyre. Kështu, nënkampionët e Kosovës, në rast se kalojnë në turin paraeliminatore, ekipin nga Gjibraltari, Saint Xhozef.

Prishtinalit nisen të favorizuar në atë ndeshje, por pjesa e vështirë do të vijë më pas teksa do t’iui duhet të përballen me një ekip me shumë eksperiencë si Rejnxher Gllazgou. Skuadra skoceze do të jetë padyshim favorite për të kaluar më tej, ndërsa në organikën e futbollistëve bën pjesë edhe lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, do të luhet në Prishtinë.

Ndërkohë, nga krahu tjetër, skuadra e Shkupit nga kampionati i Maqedonisë do të sfidojë ekipin e Pjunik, ekip armen. Një ndeshje e cila duket në ekuilibër, por Shkupi duken më i favorizuar për të kaluar në raundin pasardhës. Ndërkaq, ndeshja e parë do të luhet në Armeni.

Prishtina/ St. Xhozef- Rejnxhërs

Pjunik- Shkupi