Lëvizje në sensin e kundërt, Real Madrid kërkon titullarin e Napolit

Napoli ka marrë disa lojtarë nga Real Madrid, siç janë Higuain, Kalehon dhe Albiol, por tani duket se ka ardhur momentin t’i kthejë “borxhin” ekipit të madh spanjoll.

Drejtuesit e klubit madrilen janë vënë në gjurmët e Fabian Ruiz, njërit prej titullarëve më të mirë të Napolit gjatë sezonit të fundit. Lajmi është bërë i ditur gjatë emisionit ‘El Chiringuito’ në Spanjë, ku është folur se presidenti Florentino Perez e dëshiron me çdo kusht në skuadrën e tij mesfushorin spanjoll.

Fabian Ruiz, i datëlindjes 1996 luajti titullar me kombëtaren spanjolle në ndeshjen e fundit ndaj Suedisë, çka tregon se vlerësimi për të është rritur pas paraqitjes mjaft të mirë me Napolin. Mbetet për t’u parë se sa rezistencë do të bëjë Napoli për këtë futbollist, por kur të kërkon Reali, vështirë ta përballosh. / Vipsport.al