Latifi: Te Sherif Tiraspol si te Skënderbeu, me golin tim kaluam Dinamo Zagreb

Liridon latifi ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij, duke firmosur sot me Sherif Tiraspol. Një klub  ku ai shpreson të ringjallë karrierën pas problemeve që kishte në Hungari ku u la shpesh në plan të dytë edhe pse shkonte atje si një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit.

Në një prononcim për faqen e klubi moldav, mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka treguar edhe pritshmërinë e tij te skuadra e re dhe se shpreson që të japë të njëjtin kontributit për Europën siç ka bërë me Skënderbeun.

– Liridon, mirëserdhët te FC Sherif. Çfarë ndjesie keni pasi firmosët kontratën?
Jam shumë i lumtur që jam këtu. Falënderoj drejtorin dhe trajnerin e klubit për besimin dhe mundësinë që më dhanë të tregoj veten. Unë dua të ndihmoj ekipin në ndeshjet e ardhshme. Objektivi im kryesor është që bashkë me skuadrën të shpallem kampion i Moldavisë. Ky do të ishte një moment pozitiv në karrierën time dhe një trofe më shumë në koleksionin tim personal. Natyrisht, nuk duhet të harrojmë kompeticionet europiane. Do të bëj më të mirën të ndihmoj skuadrën në Ligën e Kampioneve duke dhënë maksimumin. Kam eksperiencë në turnetë më prestigjiozë në Europë dhe mendoj se klubi im i ri do të përfitojë nga kjo.

Na tregoni pak për klubin tuaj të mëparshëm…
Pushkash Akademi luan në nivelin më të lartë në Hungari. Edhe pse klubi është një akademi, nuk ka shumë vite në këto standarde të larta. Ajo është një skuadër që ka një qendër të mirë stërvitore. Por është e vërtetë që këtu te Tiraspol gjithçka është në nivelin ëm të lartë sa i përket infrastrukturës.

Duke luajtur te Skënderbeu je shpallur kampion i Shqipërisë, Sherif në Moldavi në çdo sezon gjithashtu shpallet kampion. A sheh ngjashmëri mes të dyve?

Padyshim ka një lidhje mes këtyre dy klubeve. Ata kanë një filozofi të njëjtë, të dy fitojnë vendet e para në kampionatet përkatëse. Mua më pëlqen stili sulmues i lojës dhe gjithmonë synoj të shkoj drejt portës kundërshtare. Këto faktorë janë të rëndësishëm kur bëhesh pjesë një klubi kaq të fortë.

Ju me shumë mundësi e dini tashmë se me kë do të ndeshemi në Ligën e Kampioneve. A jeni ndeshur me ndonjë prej rivalëve?
Nuk di asgjë rreth gjeorgjianëve të Saburtalo. Por e njoh nga afër Dinamo Zagreb. Kur isha te Skënderbeu, kam qenë në fushë kundër skuadrës kroate. Shënova gol në transfertë dhe atë sezon kaluam në turin tjetër. Por e di që kanë një ekip të fortë të ndërtuar çdo sezon me objektiva ambiciozë. /vipsport.al/