Largimi i radhës nga Teuta, klubi durrsak ndërpret kontratën me mbrojtësin

Te Teuta ka lëvizje çdo ditë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Klubi durrsak kë bërë me dije me anë të faqes së vet zyrtare largimin e radhës, i pesti deri tani, pas atyre të Frashërit, Bicajt, Kamarasë dhe Latifit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Dajan Shehi, i cili ishte huazuar te Kastrioti sezonin e fundit. Sipas njoftimi zyrtar të klubit bregdetar, palët kanë ndërprerë me konsensus kontratën dhe tashmë Shehi është lojtar i lirë.

Njoftimi i klubit durrsak

Zyrtare: Dajan Shehi largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot Shehi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes. Mbrojtësi ishte edhe një vite nën kontratë me Teutën, por palët prishën marrëveshjen me konsensus. Shehi sezonin e fundit ishte huazuar te Kastrioti. Klubi i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij si futbollist.

more recommended stories