KAS lë Skënderbeun pa Europë, shtyn datën e vendimit

Ditët e fundit, Skënderbeu doli në një komunikatë për shtyp ku njoftoi se është vendosur që vendimi të jepet në datën 21 qershor, megjithatë gjërat duket se kanë ndryshuar. Klubi korçar ka dhënë ditën e sotme një tjetër vendim.

KAS i ka shkruar një letër zyrtare ku e njofton se vendimi do të jepet në korrik dhe ekzaktësisht në datën 12 korrik, datë deri në të cilët korçarët janë të detyruar të presin. Kujtojmë që në datën 11 korrik do të luhet turi i parë i Ligës së Europës dhe vendimi i KAS do të jepet një ditë më vonë, që do të thotë se këtë sezon, Skënderbeu nuk luan në Europë.

“Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar.

KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 korrik”, shkruhej në njoftim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/