Lajm i keq për Tiranën, Barcelona pendohet dhe vendos të mos e blejë mesfushorin

Një nga talentet që ka spikatur më shumë në Kategorinë Superiore dhe që më pas ka bërë një hap të madh në karrierë, padyshim që mbetet mesfushori Merveil Ndokit i cili u largua nga Tirana duke firmosur me Getafen në Spanjë. Pas një aventure pozitive me Getafen, Ndokit hodhi një tjetër hap të madh në karrierën e tij.

Ai u huazua nga Barcelona B duke bërë që të shpresojë jo vetëm Merveil por edhe Tirana. Bardheblutë shpresonin që katalanasit të blinin mesfushorin nga Kongo në mënyrë që të përfitonte jo pak për shkak të kartonit të tij. Megjithatë, nga Spanja vjen një lajm jo i mirë për bardheblutë.

Barcelona ka vendosur të mos e blejë mesfushorin kongolez duke e rikthyer sërish te Getafe. Në këtë mënyrë, Tirana mbetet duarbosh nga Spanja duke shpresuar që Merveil të shkëlqejë me Getafen dhe të bëjë një transferim te një klub më i madh për të përfituar vetë nga ana financiare. /Erjon Allaraj-VipSport.al/