Laçit i largohet edhe sulmuesi tjetër afrikan

Një tjetër lojtar i huaj duket se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Laçit në Kupat e Europës por edhe në sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për sulmuesin nigerian Antoni Okpotu, i cili në 738 minuta ka shënuar vetëm 1 gol për fanellën bardhezi.

Okpotu erdhi si një sulmues me vlera, e megjithatë duket e drejtuesit bardhezi, me mirëkuptim kanë ndërprerë bashkëpunimin, ashtu si me Najdenov e Mane që janë larguar që në fillimin e muajt maj.

Kurbinasit duket se nuk po bëjnë vetëm afrime, por ka edhe largime. Megjithatë bëhet fjalë për lojtarët e huaj që nuk kanë bindur, për t’u hapur vend edhe futbollistëve të tjerë pasi dihet që në Superiore lejohen në fushë vetëm 4 të huaj. Si Mane ashtu edhe Okpotu erdhën në të njëjtën periudhë te kurbinasit, por nuk kanë lënë mbresa te skuadra bardhezi.

E.S./Vipsport.al/