Laçi zyrtarizon edhe dy lojtarët e ardhur nga Greqia

Kanë mjaftuar dy miqësoret ndaj Teutës dhe Kukësit, si dhe pak ditë stërvitje, që në Laç të binden plotësisht nga lojtarët shqiptarë që janë rritur dhe formuar si futbollistë në Greqi, pikërisht mesfushorin Aleksandros Zaimi dhe sulmuesin Renato Spahiu.

Të dy janë lojtarë me të ardhme dhe në klubin kurbinas në sezonet e fundit e kanë përqendruar merkaton te elementët cilësorë. Trajneri Sulejman Starova i ka provuar edhe si titullarë në dy miqësoret që ka luajtur, dhe si Zaimi ashtu edhe Spahiu kanë dhenë shenja mjaft të mira.

Tashmë Laçi është hedhur sërish në sulm dhe po synon që të afrojë lojtarë me eksperiencë, por natyrisht edhe elementë të talentuar.

E.S./Vipsport.al/