Laçi zbret në fushë nuk pret KAS-in!

Skuadra e Laçit ka zbritur sot në fushën e stërvitjes dhe duket e kurbinasit janë duke menduar seriozisht për Kupat e Europës, ku fillimisht do të mësojnë për kundërshtarin e tyre. Bardhezinjtë, sot në seancën e parë kanë qenë të cunguar, por duhet theksuar se nga skuadra kurbinase nuk do të ketë largime krahas emrave që janë përmendur në ditët e shkuara.

Kurbinasit në këtë farë mënyrë sfidojnë KAS-in dhe Skënderbeun dhe tashmë presin të  mësojnë kundërshtarin europian, e natyrisht edhe merkaton, ku krahas Nuabuezes, synojnë edhe afrime të tjera në mbrojtje, mesfushë apo dhe në sulm.

Kurbinasit janë një nga ekipet më stabël në Superiore në vitet e fundit, teksa duket se kanë në plan që të lënë gjurmë edhe në Europë.

E.S./Vipsport.al/